Shërbimet

Ofrojmë shërbime profesionale që përfshijnë hapje të dyerve, shumëzim të çelsave, hapje të veturave, instalim dhe zëvendësim të bravave, cilindrave dhe dorëzave, si edhe furnizim me dryna sigurie për çdo nevojë. Po ashtu ofrojmë shumëzim dhe klonim të komandave të garazheve si edhe vulëpunues të personalizuar sipas porosisë. Me pajisje moderne dhe përvojë të specializuar, garantojmë shërbime të shpejta, të sakta dhe të besueshme. Zgjidhni shërbimet tona për siguri, kualitet dhe zgjidhje profesionale në çdo situatë.


Shërbime profesionale për hapjen e dyerve në Prishtinë në rastet e mëposhtme

Keni harruar çelësat brenda dhe keni nevojë për hapje dere urgjente

E keni humbur çelësin dhe kërkoni hapje profesionale të derës

Ju është thyer çelësi dhe dera nuk hapet

imageimage

Shumëzimi dhe duplikimi i çelësave 

Ofrojmë shumëzim dhe duplikim të çelësave në Prishtinë për të gjitha llojet e çelësave, përfshirë edhe çelësa standard Zvicrane. Me teknologji precize dhe shërbim të shpejtë, sigurojmë kopje të çelësave të sigurta për shtëpi dhe biznese. Nëse po kërkoni duplikim çelësash afër juve në Prishtinë, jemi një nga opsionet më të besueshme për çelësa rezervë, çelësa të humbur ose kopje shtesë. Vizitoni dyqanin tonë për shumëzim çelësash brenda pak minutash.

image

Hapje profesionale e veturave

Ofrojmë hapje të veturave në çdo situatë, pa dëmtuar dyert apo sistemin e mbylljes. Nëse ju është mbyllur vetura, keni humbur çelësin ose keni mbetur jashtë automjetit, sigurojmë zgjidhje të shpejtë dhe profesionale.

image

Brava, cilindra dhe dorëza për çdo lloj dere

Ofrojmë brava, cilindra dhe dorëza për çdo lloj dere, duke kombinuar sigurinë me funksionalitetin. Përzgjedhim produkte të cilësisë së lartë që garantojnë mbrojtje afatgjatë dhe përdorim të lehtë. Pavarësisht nëse kërkoni zëvendësim, përmirësim ose instalim të ri, sigurojmë zgjidhje të përshtatshme për shtëpi, biznese dhe ambiente të tjera. Zgjedhni brava dhe cilindra të besueshëm për siguri maksimale.

image

Dryna për dyer dhe dryna të sigurisë për bicikleta

Ofrojmë dryna për dyer dhe dryna të sigurisë për bicikleta, të dizajnuara për mbrojtje maksimale. Produktet tona kombinojnë cilësi të lartë dhe rezistencë, duke siguruar mbrojtje të qëndrueshme për shtëpi, biznese dhe bicikleta. Pavarësisht nëse kërkoni një dry të fortë për derë apo një dry të sigurisë për bicikletë, ofrojmë zgjidhje të besueshme.

image

Shumëzim dhe klonim të komandave për garazh

Ofrojmë shumëzim dhe klonim të komandave për garazh. Nëse keni humbur komandën ose keni nevojë për një komandë rezervë, ofrojmë zgjidhje të shpejta dhe të besueshme.

image

Ndërrimi i baterive për çelësat e kerreve dhe komandave të garazhës

Ofrojmë ndërrimin e baterive për çelësat e kerrëve dhe komandat e garazhës, duke siguruar funksionim të qëndrueshëm dhe jetëgjatësi. Ndërrojmë bateri për të gjitha llojet e çelësave elektronikë të veturave, përfshirë modele të vjetra dhe të reja. Po ashtu, ofrojmë zëvendësim të bateriave për komandat e dyerve të garazhave. Shërbimi ynë është i shpejtë, i saktë dhe ideal për këdo që ka probleme me sinjalin ose funksionimin e butonave.

image

Vula të personalizuara sipas porosisë

Ofrojmë vula të personalizuara sipas porosisë, të dizajnuara për biznese, dokumente zyrtare dhe përdorime profesionale. Procesi i personalizimit është i shpejtë dhe fleksibël. Zgjidhni vulat tona të personalizuara për identitet më profesional dhe përdorim të përditshëm të besueshëm.
Dimensionet e vulës:
30 x 30 mm
20 x 50 mm
24 x 60 mm

image